Drejtuesi Politik i PS në Elbasan, Taulant Balla apeloi qytetarët të mos votojnë për opozitën.

 

Duke përmendur specifikisht kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, Balla deklaroi se ajo nuk ka çfarë të japë për Gramshin

 

. Ai u shpreh se kush do që Gramshi të ecë përpara, duhet të japë votën për PS.

 

“Çdo votues i majtë, që i rreh zemra majtas t’ia japë votën PS dhe Ramës. Kam një thirrje për demokratët e Gramshit, ata që kanë mbetur. Vëllezër, nuk e di arsyen se përse e keni zemrën djathtas, çojeni zemrën në vendin e duhur, dy kandidatëve tanë që i japin më shumë përfaqësi qytetit. Shanset që PD të jetë me kandidatët e vet në Parlament nga Gramshi, ka aq sa të fitojë Belshi kampionatin. Mos ia jepni votën Monës sepse maksimumi do të blejë çizme të reja, sepse s’ka ç’të japë për Gramshin. Kush do pensione më të larta, punësim më shumë, shkolla më të mira, kush do Gramshin më të bukur, duhet të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *