Subscribe

Shqipëria dhe Britania e Madhe do të bashkëpunojnë më ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

 

Në këtë drejtim, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë një takimi me homologun e tij britanik, propozoi që ky bashkëpunim të futet në një fazë të re rajonale, por pa e shpjeguar me detaje për çfarë bëhet fjalë.

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

 

“Ne do të vijojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim në funksion të një fokusi dhe qasjeje rajonale tashmë. Eksperienca e fituar me Shqipërinë duhet ndarë dhe me vendet e tjera, ku Shqipëria është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në këtë qasje rajonale.”

 

Autoritetet e dy vendeve do të shkëmbejnë informacione për të luftuar çdo formë të kriminalitetit, edhe kur janë të përfshirë shqiptarët, por Balla shtoi se kjo nuk do të thotë se komuniteti shqiptar atje mund të ofendohet.

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

 

“Ne jemi shumë të qartë dhe nuk tolerojmë asnjë deklaratë denigruese ndaj komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, ndërkohë që do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër përfshirjes së qytetarëve shqiptarë në aktivitete kriminale.”

 

Sipas Ballës, pala britanike ka njohur dhe vlerësuar punën dhe rezultatet e policisë shqiptare, kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, duke e ulur deri në 90% atë drejt Britanisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *