E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Politikë

Balla takon Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në DASH

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

 

Reklamë

“E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë”, shkruan Balla.

*Postimi i plotë i Taulant Ballës:*
????????????????????
Tiranë????Kënaqësi të ritakohem me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë.

 

Lidhur me agresionin rus kundër Ukrahinës, siç tha Presidenti i SHBA Joe Biden “Demokracitë po ngrihen në lartësinë e këtij momenti, duke bashkuar botën në anën e paqes dhe anën e sigurisë. Ne po tregojmë forcën tonë dhe ne nuk do të lëkundemi”.

#TëBashkuarmeUkrahinën????????????

Vazhdo të lexosh

Reklamë