Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla iu pergjigj akuzave te Bashës për lidhje të qeverisë me krimin  nga salla e parlamentit.

Ai tha se nisma e PD per vetting ne politike eshte thjesht nje perpjekje e opozites per te goditur punen e struktures antikorrupsion dhe te byrose kombetare te hetimit.

 

 

Nuk ka asnjë dyshim që kjo është përpjekja e fundit për të penguar vijimin e Reformës në Drejtësi. Jo vetëm cungim, por është një turmë ferrash përpara Vettingut të vërtetë të politikës shqiptare. E kemi votuar këtu, e kanë votuar kolegët deputetë të juristit Lulzim.Dy vite më parë, sipas nenit 148 gërma (dh) e Kushtetutës, kemi ngritur në këtë Kuvend, Prokurorinë e Posaçme, e cila do të ushtrojë ndjekjen penale dhe që do të përfaqësojë akuzën në emër të popullit shqiptar përpara gjykatave të posaçme të veprave penale të kryera nga zyrtarë publikë. Qofshin këta politikanë, ministra, kryeministra apo presidentë republike.Ky është institucioni i vërtetë që të heton dhe veton politikën.Kush nga shqiptarët do të besojë se unë mund të jem i pavarur, objektiv, në Vettingun tënd apo të Saliut, apo anasjelltas?Për mua t’i Lulzim, Vettingun nuk e kalon kurrë, m ç’ke ti mbi supe, po aq më shumë edhe Saliu.Po, s’mund ta bëj unë Vettingun tënd Lulzim.  Vettingun tim, tëndin, të Ilir Metës, të Edi Ramës, e kujtdo tjetër mund ta bëjë vetëm SPAK-u dhe BKH-ja.

 

Nisma jote Lulzim është e thënë troç: politika të auto-vetoje vetëveten. Ndërkohë që përmes SPAK dhe BKH Vettingun e politikës nuk mund ta bëjnë dot vetë politikanët apo disa kukulla të zgjedhura prej tyre, por organet e pavaruara të drejtësisë dhe institucionet kushtetuese të monitoruara nga Bashkimi Europian. Shkurtimisht katër gjëra që duhet ti ketë në mend çdo shqiptar kur të vazhdojë të dëgjojë shakanë më të madhe të kësaj vjeshte. Një njeri që përbetohej pranë monumentit të Azem Hajdarit se do të pastrojë politikën. Një person mbi kurrizin e të cilit rëndojnë akuzat ndër më të rëndat ndaj politikës shqiptare.Nuk bëhet Vettingu i politikës nga vetë politikanët.Ky propozim Lulzim nuk merret me pasurinë e politikanëve. 27 vjet korrupsion i pa hetuar në asnjë rast. Nuk merret me familjarët e politikanëve aty ku në fakt fshihen prej vitesh pasuritë e korrupsionit. Nuk merret me dënimin e politikanëve të korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *