E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Shqipëria i ka tejkaluar detyrat e shtëpisë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla,  sërish ka përsëritur mbështetjen e Gjermanisë dhe të kancelares Merkel për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Balla këtë të enjte nga foltorja e kuvendit është shprehur se 26 vende të BE mendojnë se i Shqipëria i ka tejkaluar detyrat e shtëpisë, dhe vendet që nuk janë pro, vendimi nuk ka fare të bëjë me Shqipërinë.

 

“Ajo që na ndryshon nga Maqedonia nuk është cilësia e reformave, se reforma jonë në drejtësi është 10 vite para asaj që duhet të bëjë Maqedonia, por ajo që sot Maqedonia është e ndryshe është ajo që kryeministri Rama ua tha, dallimi mes klasës politike në Maqedoni dhe asaj që ne kemi në krahun e opozitës jashtë. Një deputet i djathë në PE me vuri para një vlerësim të PD që kishte bërë për Shqipërinë, ku pasi përgojonte ne, përgojonte ju që keni tradhtuar partinë tuaj dhe keni hyrë në kuvend. Një parti politike që furnizon inboxet e deputetet të BE e Bundestagut me thashetheme, a thua sikur jemi në lagjet e rrethinave ku mblidhen plakat dhe bëjnë muhabet për gjithë dynjajnë. Ne duhet të jemi krenarë sot që kemi një shumicë të madhe në PE mes vendeve anëtare që janë të bindur se e meritojmë fillimin e bisedimeve”.

Vazhdo të lexosh