E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla shmang ” Saimir Tahirin”: Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë

Numri dy i partisë Socialiste nuk i ka shpëtuar dot interesit tw gazetareve lidhur me deklaratat e ish ministrit te brendshem gjate seances per dhenien e pretences ndaj tij.

 

Sajmir Tahiri tha se nese organi i akuzes merr per baze bisedat banale te dy trafikanteve per shmenzimet ne fushate athere hetimit duhej te shkonte deri te  kryeministri. Por taulant balla eshte shmangur duke mos preferuar te komentoje ceshtje qe i takojne drejtesise.

 

Reklamë

 

 TAULANT BALLA

 

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

 

 Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë dhe nuk dua të bëj asnjë koment për çështje që janë eskluzivitet i drejtësisë.

 

 

Kreu i grupit parlamentar socialist taulant Balla u shpreh optismit per hapjen e negociatave te antaresimit per shqiperine ne tetor.

 

 

Jam shpresë plotë, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha  pritshmërinë  e BE lidhur me reformat e thella që kanë ndërmarrë. Fillimi i bisedimeve, hapja e kapitujve të vecantë të marrëveshjes së anëtarësimin ne BE është një tregues edhe më e rëndësishme për të vijuar këtë ritëm reformash të ndërmarrë gjatë qeverisjes sonë. Dua t’u them jam besim plotë  se në tetor do të kemi një mesazh pozitiv për integrimin në BE.

 

Nga elbasani Balla perseriti gatishmerine e mazhorances per te bashkepunuar me opoziten per finalizimin e reformes zgjedhore.

 

 

Këto komente Balla i bëri pas ceremonisë së konsistuimit të Këshillit që Qarkut në Elbasan, ku Bukurosh Stafa u rikonfirmua për një mandat të dytë në këtë post.

 

Të pranishëm në takim ishin deputet dhe kryetar të 7 bashkive të qarkut, ndërkohë që këshilli i qarkut Elbasan përbëhet nga 32 anëtarë.

Më shumë video

Reklamë