Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan Balla ka hedhur poshtë pretendimet e disa portaleve, të cilët ditën e sotme kanë shkruajtur se polici Arjan Tase që vrau fëmjën 7 vjeçare me skaf në Himarë është nipi i tij.

 

Përmes një postimi në Twitter Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat dhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

 

Sipas Ballës autori duhet të marrë dënim shembullor.

 

“Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhne me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor”, shkruan Balla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *