Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit duke prezantuar kandidatët e saj. Këtë të mërkurë, drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka prezantuar Armando Subashin si alternativë të mazhorancës për këtë zonë.

 

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se Fieri mbetet bastion i majtë dhe theksoi pret rezultate pozitive nga kjo zonë, duke iu referua si kryeqytet i socialistëve.

 

“PS pret rezultate pozitive në Fier. Në Fier PD ka qeverisur edhe në bashki, dhe do na duhet punë e madhe për të gjitha ato pisllëqe që lanë pas. Do vazhdojmë të krijojmë hapësira publike. Transformimi i qytetit do të vijojë. Do vazhdojmë me të gjitha njësitë, sepse Fier mos të jetë thjesht me një qendër në qytet, por në çdo njësi. Kur mu besua Fieri, isha shumë me dëshirë, sepse nuk ka socialist që nuk do ta drejtojë të paktën njëherë Fierin, kryeqytetin e socialistëve”, tha Balla.

 

Armando Subashi kërkon votëbesim për një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Fierit. Para qytetarëve të zonës së tij ai u zotua se do të vijojë me investime në dobi të votuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *