Subscribe

Pas operacionit  të SPAK dhe policisë ku u godit grupi kriminal ku ishte implikuar Erzen Breçani, ish-drjetues policie dhe personazhe të tjera të njohur të botës së krimit, ka reaguar ministri i brendshëm Taulant Balla. Ai tha se hetimet e mëtejshme do të ndërpresin lidhjet e krimit te organizuar me unfirmat blu.

 

Falë këtij besimi dhe bashkëpunimi, besoj që ndajmë vlerësimin që e kemi ngritur në nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Të përfshirë në vepra të rëndësishme penale, krime kundër personit, lufta kundër trafikut të drogave. Falë këtij bashkëpunimi me SPAK po çojmë në nivel tjetër procesin e vetëpastrimit në policinë e shtetit. Dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës se si vatra kanceroze brenda policisë, ndër vite, kanë shërbyer si shërbëtorë të krimit të organizuar. Një pjesë e operacioneve po kryhen falë bashkëpunimit me policitë dhe prokuroritë e vendeve partnere.

 

I pyetur në lidhje me vendimin e Strasburgut për 21 janarin, mbi vrasjen pa autor të Aleks Nikës, Balla u shpreh si zinxhiri komandues i policise dhe gardes ne ate kohe duhet te mbaje pergjegjesi per vrasjen e protestuesve.

 

Ministria e Brendshme e ka marrë vendimin dhe ia ka deleguar drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit i cili për shkak të pozicionit që mban do duhet të nxjerrë përgjegjësitë e policisë së shtetit në raport me atë çfarë ka bërë policia e shtetit. Mos harroni se dosja ndodhet në prokurorinë Tiranë. Mund të ndaj me ju se në momentin që flasim ka veprime hetimore që lidhen me ato elementë që disponohen në dosje. Në cilësinë e ministrit të Brendshëm dua të garantoj publikun se çuarja përpara e zinxhirit komandues është një detyrë e rëndësishme që policia e shtetit duhet të bëjë qoftë kjo me prokurorinë e Tiranës.

 

Mimnistri i brendshem i bëri thirrje prokurorisë së Tiranës që të lexojë vendimin e gjykatës së Strasburgut dhe te zbardhe vrasjet e 21 janarit.

 

Kemi të bëjmë me një vrasje në rrethana tepër të cilësuara. Për mua personalisht dhe qeverinë tonë mbetet një prej objektivave kryesorë për ta zbardhur. Prokurorisë i bëj thirrje ta lexojë me vëmendje vendimin.

 

Sa i takon Agjencisë se Mbikqyrjes Policore Balla konfirmoi se  janë përzgjedhur 5 emra dhe brenda javës tjetër pritet të zyrtarizohet drejtuesi i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *