Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se po punohet për të hapur rrugë komunikimi me shtete me të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje për ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.

Pas mbledhjes së qeverisë, Balla tha gjithashtu se po negociohet edhe një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për monitorimin me kamera dhe radarë të rrugëve të Shqipërisë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ju e keni parë që prej disa muajsh kemi filluar bashkëpunimin intensiv me Interpolin, kundër krimit të organizuar dhe gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. E kemi mbyllur 2023 me një ekstradim nga Maroku. Një vend që nuk kshim marrëveshje ekstradimi. Po punojmë për të hapur shtigje të reja komunikimi me vende që nuk kemi marrëveshje. Instumentet  e vendosura nga Interpoli, na bën të mundur që edhe me vende që nuk kemi marrëveshje, të përdorim edhe metoda të tjera, ekstradim i thjeshtuar, ka të bëjë me një metodë që ka komunikim me Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi. Pala nga Abu Dabi e sjell deri në aeroportin e Dubait, pastaj përmes avionit dërghet në aeroportin e Rinasit. Pas 1 muaji, pas jemi duke negociuar, do të jem zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të çuar më tej nevocimin në fushën e ekstradimeve për ta çuar përpara këtë hap. Po negociojmë edhe një marrëveshje të financimit në Shqipëri të sistemit të monitorimit me kamera dhe radarë të rrugëve”, tha Balla. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *