E shtunë, 10 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla përshëndet votimin e Parlamentit Europian: Votim historik, Shqipëria i ka plotësuar kushtet

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili me votimin historik të ditës së sotme me 519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian.

Reklamë

 

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se në kushtet ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Parlamenti i kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

????????????????

Përshëndes qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili me votimin historik të ditës së sotme me  519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian.

 

Në kushtet ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Parlamenti i kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.

 

Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për profesionalizmin në prezantimin e gjetjeve të raportit dhe në kërkesën për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë