E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: PD po luajnë me jetën e fëmijëve, nesër nis puna në shkollë

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, reagon pas protestës së prindërve dhe nxënësve të shkollës në Mengël të Elbasanit.

 

Reklamë

Sipas Ballës, deputet në qarkun e Elbasanit e gjithë protesta që zhvillohet është politike dhe po luhet me jetën e fëmijëv. Sipas Ballës ditën e nesërme fillojnë punimet për rikonstruksionin e kësaj shkolle pasi në kushtet aktuale nuk mund të zhvillohet mësim.

 

Reklamë

“Nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike. Nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla eshte e demtuar dhe ne kushtet qe eshte rrezikon seriozisht te shembet dhe te zere femije e mesues brenda. Fillon neser sepse procedurat e tenderimeve publike kerkuan kohen e vet minimale. Une nuk e kuptoj pse politika e zymte e PD, nje partie qe ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militante te papergjegjshem duan te luajne me jetet e femijeve. “Duam te bejme mesim ne shkollen qe po shembet”, “Nuk duam rikonstruksionin”, “Nuk i cojme femijet 1 muaj ne nje shkolle tjeter”. Me thoni si mund t’ua zgjidhesh kete kerkese pa kuptim. Kur brenda disa ditesh shkolla do te kete soleta te reja dhe vetem atehere mund te zhvillohet mesimi normalisht. Kjo lloj politike e ulet nuk eshte politike per hallin e shkolles se femijeve, por per hallin e pazgjithshem te Lulit dhe te partizes se tij, dikur Partia Demokratike.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë