Subscribe

Ekipi që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, mbetet prioritet për Partinë Socialiste,e cila synon mandatit të tretë qeverisës.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla thotë se të gjithë emrat do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi, duke mos përjashtuar edhe ndryshimet në qeveri.

 

TAULANT BALLA

KREU I GRUPIT TE PS

Së pari ne kemi filluar  një proces të krijimit të një platforme komunikimi virtuale me anëtarësinë e Partisë Socialiste në njërin krah, dhe ne anën tjetër me qytetarët për të marrë vlerësimin, qoftë të anëtarëve të partisë qoftë të qytetarëve për deputetet, për ministrat, për Kryeministrin. Ne këtë proces pa dyshim zëri i qytetarëve dhe vlerësimi i tyre dhe i strukturave të partisë është shumë i rëndësishëm.

 

I lakuar si një nga emrat që mund të bëhet pjesë ë ndryshimeve në kabinet, Balla tha se vëmendja në këto momente është vetëm tek fushata.

 

Ju garantoj që kjo nuk është një çështje qe ka vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe kryetar i grupit parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.

 

E sa i takon rezultatit të përfundimtar të zgjedhjeve, Balla shprehet më entuziast edhe se vetë kryeministri Rama.

 

74 është minimumi, mendojmë se do të marrim më shumë.

 

Kreu I grupit socialist pranon pakënaqësitë dhe problemet Brenda partisë, që mund ta dëmtojnë PS në zgjedhje.

 

 

Kundërshtare te padukshëm që dëmtojnë partinë Socialiste janë lloj-lloj zyrtarësh nëpër zyra që nuk u shërbejnë si duhet njerëzve. Unë nuk di që Bushati punon në një nga këto zyra, ndaj nuk dua të ketë shtuar në pyetje. Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD por veten tone.

 

Një ditë më parë kryeministri kërkoi angazhim të plotë të të gjitha strukturave më synim marrjen e 74 mandateve ne 25 prill

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *