Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është e vendosur që të çojë përpara Reformën në Drejtësi pavarësisht mungesës së opozitës në Kuvend.

 

Gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS në Korçë, ku u diskutua për zgjedhjet lokale, Balla tha gjithashtu se me implementimin e reformës të gjithë ata që kanë abuzuar gjatë këtyre 28 viteve do të dalin para drejtësisë.

 

“Ditën e martë kur ata sulmuan deputetët ishte frika, por edhe përpjekja e fundit për të bllokuar votimin në Kuvend të strukturës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Edhe të martën që vjen ne përsëri kemi disa ligje që lidhen me implementimin e Reformës në Drejtësi dhe përsëri do të ketë protestues huliganë, që do të mblidhen në hyrje të Kuvendit. Të jeni të sigurtë se nuk janë më shumë se sa jeni ju këtu. Ne jemi votuar për të çuar përpara reformën në drejtësi. Të gjitha fajet e këtyre 28 viteve, kushdo që i ka bërë, nuk ka për të shpëtuar pa u hetuar ashtu siç duhet dhe pa u dënuar ashtu siç e meritojnë. Mjafton që çdo shqiptar të bëjë një pyetje: çfarë mund ta bëjë bashkë Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin? Ne jemi më shumë të bashkuar se kurrë për ta çuar përpara Reformën në Drejtësi.”

 

Por krahas reformës, Balla u ndal edhe tek zgjedhejt lokale të 30 qershorit. Ai tha se PS do të jetë fituese pasi po zbaton më së miri kontratën që ka me qytetarët.

 

“PD-ja dhe LSI-ja vendosën t’i lëshojnë mandatet. Një gjë dua t’ua them socialistëve të Korçës, Devollit, Maliqit, Pustecit, Pogradecit dhe Ersekës, që ne nuk kemi ndërmend të ndërpresim punën tonë, drejt 2021-it. Përpara se të shkojmë në 2021-in kemi 30 qershorin.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *