Subscribe

Ministria e Brendshme ka propozuar disa ndryshime në 11 nene të Kodit Penal në kuadër të paketës së hartuar për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore të vendit.

 

Sipas propozimeve janë kërkuar rrethana rënduese, duke ashpërsuar dënimet me burg për 10 vepra penale që kryhen në afërsi të shkollave.

 

Konkretisht projektligji “Perimetri i sigurisë” kërkon që disa vepra penale si pornografia, trafikimi i të miturve, mbajtja e armëve të zjarrit dhe ato të ftohta dhe shitja e lëndëve narkotike të ketë një dënim më të madh sesa parashikohet aktualisht në Kodin Penal. Dënimet  me te ashpra janë kërkuar për personat që përshtatin lokalet për shitje droge, nxisin përdorimin e drogës apo edhe për ata që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt në afërsi të shkollave.

 

Gjithashtu Ministria e Brendshme ka kërkuar që për nenin “nxitja e përdorimit të drogës”, ku pikërisht nxitja apo injektimi bëhet tek i mituri në ambientet e shkollës, dënimi të jetë jo më pak se 15 vite burg. Ndërkohë shitja e drogës në afërsi të shkollave është kërkuar që të dënohet nga 7 deri në 15 vite heqje lirie.

 

E ndërsa neni për mbajtjen e armëve të zjarrit në prani të shkollave është propozuar dënimi deri në 10 vite burg, ndërsa për armët e ftohta është kërkuar nga 3 deri në 6 vite heqje lirie.

 

Qe nga fillimi i vitit shkollor policia ka rritur prezencën në institucionet arsimore.

 

Veprat penale që prekin të miturit dhe që kanë nevojë për ashpërsim në dënim.

 

  • Dhuna seksuale (neni 107/a);

  • Pornografia (neni 117);

  • Trafikimi i të miturve (neni 128/b);

  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278);

  • Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279);

  • Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283);

  • Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a);

  • Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b);

  • Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286);

  • Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291).

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *