Subscribe

Kreu I grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk do të ketë asnjë shtyrje të zgjedhjeve pavarësisht kërkesës së partive të vogla për organizuar një tryezë politike nën drejtimin e presidentit Meta.

 

Nga Pogradeci, ku prezantoi Ilir Xhakollin si kandidat për bashkinë e këtij qyteti, Balla tha se data e zgjedhjeve është është e fiskuar dhe se nuk mund të shkelet Kushtetuta.

 

“Duhet te jete shume e qarte per kedo qe data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partite politike por caktohet nga Kushtetuta, nga kodi zgjedhor dhe data e zgjedhjeve ne 30 qershor eshte nje datë e fiksuar tashme dhe ne asnje rast ajo nk mund te ndryshoje.”

 

Balla paralajmëroi penalitete për cilindo që do të përpiqet të pengojë zgjedhësit që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

 

“Ne 30 qershor do te zhvillohen zgjedhjet, jane 42 parti te regjistruara, askush nuk mund te pengoje te mos mare pjese ne zgjedhje, kush tenton te pengoje zgjedhëit te marin pjese ne procesin zgjedhor, kodi penal eshte i ashper, kush tenton te demtoje procesin zgjedhor, te demtoje infrastructuren zgjedhore, kutine e votimit denimet e kodit zgjedhor jane shume te ashpra, nuk besoj qe ka ende ne Shqiperi budallenj që te bejne burg per hallet e Lulit,Saliut dhe te Mones. Dua t’u them shume qarte qe kushte PS-së nuk mund ti vendose askush sepse nuk mund ti vendosen kushte Shqipetareve.Kushte qe pengojne implementimin e reformes ne drejtesi, kushte te cilat tentojne te nderpresin mandatin legjitim, kuvendin apo te qeverise nuk meren ne konsiderate.”

 

Sipas numrit dy të PS, qeveria ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog por jo për t’I vënë shkelmin reformës në drejtësi.

 

“Ne kemi qene gjithmon te gatshem per te dialoguer. Me në fund në Kuvendin e Shqiperise permes nje procesi dialogu rikethyem ne mbarvajtie komisionin e reformes zgjedhore dhe qe eshte nje instrument i rendesishem per te dialogur lidhur me te gjitha domosdoshmerite dhe nevojat qe ka adresimi i paketes se ndryshimeve te kodit zgjedhor per adresimin e rekomandimeve te OSBE qe lidhen me infrastructuren e procesit zgjedhor dhe kemi hapur mundesit e hulmutimit per te studiuar ndryshime te sistemit zgjedhor. Nga Partia Socialiste gjithmon ka patur deshire per dialog por ne asnje rasat nuk do te kete dialog per te vene shkelmin mbi reformen ne drejtesi dhe mbi kushtetuten.”

 

Më tej Balla nuk I kurseu as akzuat në derjtim të opozitës ndërsa u shpreh I bindur se integrimi i vendit nuk do të dëmtohet.

 

“Halli i Lulit,Saliut dhe i Mones kunder reformes se drejtesise nuk e pengon rrugen europiane te Shqiperise.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *