Subscribe

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla,sqaroi permes nje dalje per mediat propozimet për ndryshimet ligjore, që lidhen me Autoritetin e Dosjeve.

 

Ai deklaroi se nismat nga PS janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, .

 

Në fund të korrikut është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri për Autoritetin e Dosjes dhe një në lidhje me ligjin për zgjedhjet. Janë nisma që bazohen në propozimin e ardhur për të hequr çdo pengesë dhe për të hedhur dritë mbi personat që zgjidhen apo emërohen.Për të hedhur dritë mbi pastërtinë e figurave, nisur nga rasti i evidentuar tashmë për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri dhe që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumente të reja shtesë e ekzistojnë disa pengesa nga ligji aktual për vijimin e shqyrtimit.Është depozituar një nismë për ndryshimin e dy ligjeve. Dy nismat që janë depozituar janë nisma që burojnë nga propozimi i Autoritetit. Drafti që ju keni bërë publik është një draft jo i plotë.

 

Balla shtoi se nisma nuk po behet per dy emra te posacem si Berisha dhe Meta, duke deklaruar madje se keta dy personazhe  janë të eliminuar politikisht.

 

 

“Berisha dhe Meta janë të eliminuar politikisht në kuptimin e besueshmërisë publike, nuk ka të bëjë fare me një nismë që lidhet me persona të veçantë. Ndryshimet e propozuara janë domosdoshmëri”.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla  beri thirrje organeve te drejtesise te marre nen hetim Sali Berishen per akuzat e ngritura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

 

 

Është  e papranueshme që 30 vjet pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie, i shpallur non grata, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike në vend. Non-grata është marrë nga SHBA dhe nga Britania dhe qëllimi ynë është i qartë; i takon organeve të drejtësisë. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe së fundmi nga letra që i është dorëzuar Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementet korruptive dhe lidhjeve të tij politike që i takojnë drejtësisë. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *