Partia Socialiste pas Cërrikut, ka zbarkuar në Belsh ku prezantoi Arif Tafanin si kandidat për kryebashkiak.

 

Në fjalën e mbajtur, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u kërkoi qytetarëve të Belshit që të votojnë kandidatin e PS për një mandate të dytë në mënyrë që të vijojnë projektet e zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

 

Duke numëruar sukseset e arritura si dhe investimet e bëra, Balla nuk nguroi që të “thumbonte” as kreun demokrat Lulzim Basha.

 

“Në një prej destinacioneve për tërheqëse në Shqipëri. Dua të them se ajo që kemi bërë deri tani është vetëm fillimi. Deri në 2015 në Belsh qeveriste një doktor i Partisë Demokratike. Tani vjen edhe Luli për të bërë pushime në Belsh për të ngrënë këmbë bretkosash. Është përmbyllur problemi i ujit të pijshëm. Në fushatë nuk lejohet asnjë lloj tenderimi publik. Në Blesh nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjë budalla që t’i bjeri murit me kokë për të bllokuar votimet. Isha dy ditë në Berlin. Nuk di çfarë më dëgjuar veshët, çfarë kishte broçkollisur Luli me të tijët në Belsh.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *