Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla pranoi në studion e “Real Story” në Vizion Plus se audio-përgjimet e dala në BILD janë të vërteta përfshirë komunikimin mes Kryeministrit Rama dhe Arben Keshit. Ky i fundit, sipas Ballës është një socialist i vjetër, njëkohësisht anëtar asambleje i PS.

 

“ Biseda me Ramen eshte e vertete. Arben Keshi eshte anetar i PS, ka kandiduar per Komunen e Maqellares ne vitin 2011 dhe ka humbur me vetem 5-6 vota diference pas presioneve te medha qe ka pesuar. Ne 2016 ka qene koordinator i PS ne Maqellare. Ne ato zgjedhje ne Diber ai dhe socialistet e tjere jane rrahur dhe dhunuar nga Flamur Noka me shoke. Madje flamur Noka ka nxjerr edhe pistoleten ne ate rast. Madje Arben Keshi me ka marre ne telefon ne 2 te nates dhe me ka thene, hajde se po na rrahin. Ne oren 5 te mengjesit eshte bere kallezim penal per kete gje.”

 

Balla shtoi se audio-përgjimet I ngjajne stilit “Babale” për nga ndërtimi I grafikës. Sipas zyrtarit të lartë socialist është e njëjta kompani që I ka punuarf të dyja këto materiale dhe më pas I janë servirur gazetës gjermane.

 

Kam dyshimet e mia qe grafika eshte e njejta me ate qe eshte perdorur dhe ne rastin Babale. Eshte e njejta firme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *