E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla akuzon opozitën: Nuk pranon që vota e emigrantëve të mundësohet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Taulant Balla akuzoi opozitën se po bëhet pengesë për të mundësuar votimin e emigrantëve në zgjedhje.

 

Nga foltorja e Parlamentit, Balla deklaroi se ky është turp për PD-LSI.

 

“Shpresoj dhe besoj që histori të vjetra të opozitës jo parlamentare me bojkote zgjedhjesh ka marrë fund. Por dua të rinënvizoj shkaqet sa herë që kemi folur për kuadrin zgjedhor në Shqipëri, lidhur me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Është detyrim i KQZ-së tashmë të respektojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, për vënien e mundësisë së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit për të votuar. Mundësia është aty, vota me postë edhe në Shtetet e Bashkuara funksionoi më së miri dhe në Kosovë në 14 shkurt funksionon më së miri. Unë nuk gjej arsye se përse ju demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun në krye nuk pranoni që vota e shqiptarëve jashtë territorit të mundësohet. Është një pikë turpi për PD-në që të vijojë bashkë me patericën e vet LSI-në ta kundërshtojë, por unë besoj se kjo i bën nderë zgjedhjeve në Shqipëri.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë