Subscribe

Kuvendi i Shqiperisë zgjodhi me shumicë të thjeshtë votash, Bajram Begajn, Presidentin e ri të Republikës së Shqiperisë.

 

Në votimin e raundin të katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri, morën pjesë 83 deputetë ndërsa 20 të tjerë, mbështetes të Berishës u larguan në momentin që nisi votimi.

 

Pas numërimit të votave, rezultoi që Bajram Begaj kishte marrë 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

 

PS me 74 vota dhe PSD me 3 vota jane, tashme vota te ditura ne mbeshtetje te Presidentit te ri, ndersa 1 vote tjeter ka ardhur nga aleatet e PD, ndonese mbetet enigme se cili deputet opozitar ka votuar pro figures se Bajram Begajt.

 

Begaj, lindur ne Rrogozhine, vjen nga karriera në mjekësi dhe në ushtri ku mbante deri një ditë më parë postin e Shefit të Shtabit të Forcave te Armatosura.

 

Ai ishte propozim i Partisë Socialistë, pasi opozita në tre raundet e para nuk propozoi asnjë emër.

 

Bajram Begaj bëhet Presidenti i 8 në Shqiperinë pluraliste!

 

Ai do të marrë detyrën në datë 24 korrik pas largimit nga zyra të Presidentit në detyrë Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *