Bajerni i Mynihut siguroi matematikisht titullin kampion në Bundesligë, dy javë para përfundimit të kampionatit.
Bavarezeve iu mjaftoi një fitore minimale në transferte kundër Verder Bremen falë të zakonshmit Levandovski, për të kurorezuar suksesin e 8 radhazi, si kampion të vendit.
Rekordmenet e Gjermanisë me 30 kampionate në histori, zhvilluan një sezon të ndarë në dy tablo. Një faze e parë e vështirë e me shumë luhatje që coi në shkarkimin e trajnerit Niko Kovac. Skuadra iu besua një anëtari të familjes me zv.trajnerin Flik në drejtimin e të cilit Bajern zhvilloi një 2020 fantastik.
26 fitore nga 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe dominim absolut i Bundesligës, duke mos i dhënë asnjë shans Dortmundit rival.
Për fat të keq për shkak të protokollit sanitar kushtezuar nga pandemia, festa për tre yjet në fanelë ka qënë e cunguar ndonëse entuziazmi në dhomat e zhveshjes ishte i madh tek lojtarët dhe stafi të cilët nuk kursyen përqafimet me njeri-tjetrin. Bajern është në garë për tripleten e titujve, pasi është në garë për kupën e Gjermanisë dhe mbi të gjitha Champions League që i mungon kampioneve të Gjermanisë që nga viti 2013.
Ndërkohë po në Bundesligë Paderborni I Klaus Gjasuyles pas humbjes 1 me 0 ndaj union Berlin ra zyrtarisht një kategori më poshtë. Tashmë e gjithë gara në Bundeslige është e përqëndruar tek gara për zonën champions ku janë në lojë tre ekipe, Lajpcig, Gladbaj dhe Leverkusen për dy vende.