E ftuara e sotme në podcast-in e Renisit dhe Diteas është Baby G.

Ajo ka treguar se do të qëndrojë në Shqipëri, pasi ka shoqëri këtu dhe njerëz të talentuar. E pyetur nga Renisi nëse Gloria është shoqja e saj më e afërt në fermë, fermerja ka treguar se e ka si motër të vogël, por në garë le të fitojë më i miri.

Pjesë nga biseda:

Ditea: A do zhvendosesh në Shqipëri apo do kthehesh?

Baby G: Do qëndroj në shqipëri, e kam shumë qejf. Kam shumë qejf të punoj me njërëzit në Kosovë dhe Tiranë. Janë shumë të talentuar. Kam shumë shoqëri këtu.

Renisi: Glorian ke shoqe të ngushtë?

Baby G: Këtiu i kam shoqe të gjitha, por me Glorian rri më shumë

Ditea: Ke një marrëdhenie më të ngushtë me Glorian sesa pjesën tjetër?

Baby G: Kam qejf gjithë gocat këtu

Renisi: A e veçon Glorian?

 Baby G: Jo, nuk është e vërtetë, unë kam respekt për Elsën, Marianën, Çiljetën, Ditean me gjithë gocat. Gloria është pak më e re ndaj e kam afruar. Është si motra ime e vogël.

Renisi: Nëse do binte Gloria në sfidë me dikë tjetër, do bëje tifo për Glorian, apo do tërhiqeshe?

Baby G: Varet me kë do jetë. Nëse është Gloria me Valerin, unë do doja Glorian

Renisi: Po nëse është Gloria me dikë tjetër nga këto që përmende?

Baby G: Nuk e di. Glorian e respektoj, por në gara fitoftë më i miri. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *