E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Babi, mos u largo!”/ Djali i lutet të atit polic që nuk e ka parë prej tre javësh (VIDEO)

“Babi të dua!” Kështu fillon videoja e shkurtër e ndarë nga Garda Civile në Spanjë. Zëri është ai i një fëmije që nuk e ka parë babanë e tij për tre javësh dhe që bërtet “Të dua” nga ballkoni. Sidoqoftë, momenti i gëzimit zgjati shumë pak.

 

Reklamë

Babai i tij quhet Alberto dhe ai është një nga shumë ata që kanë luftuar në vijën e parë në javët e fundit për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Spanjë. Duke jetuar jashtë shtëpisë që prej fillimit të urgjencës, polici zgjodhi të befasonte fëmijët e tij poshtë pallatit.

 

“Babi po i jep makinës”, pyet i vogli. Por kur nuk merr përgjigje, e kupton se magjia ka mbaruar.

 

“Babi, jo, mos ik. Mos u largo!”, bërtet ai. Videoja është bërë virale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë