E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Babë e bir kapen “mat” duke ndezur zjarr në Gramsh, 26-vjeçari arrestohet, i ati nën hetim

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimet për babanë e tij pasi akuzohen për zjarrvënie.

Siç bën me dije policia, u vu në pranga shtetasi F. S., 26 vjeç dhe nisi hetimi në gjendje të lirë per babanë e tij, shtetasin R.S 70 vjeç.

Babë e bir janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.

Ndaj tyre rëndon vepra penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë