I ftuar në Quo Vadis përballë moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetari, arkeologu, akademiku Apollon Baçe rrëfeu disa histori nga jeta e tij, ku ndër më interesantet ishte ajo e babait të tij, i cili refuzoi të bëhej kryeministër i qeverisë “Kueslinge” në Shqipëri.
Ai tha se babit të tij i ishte propozuar nga njeriu i Hitlerit që të bëhej kryeministër i Shqipërisë gjatë pushtimit nazist, por ai e ka refuzuar dhe doli partizan në mal.
Baçe tha se babai i tij e dinte që nazizmi ishte një diktaturë dhe kjo ishte arsyeja e fortë e këtij refuzimi.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: U dënua me 101 vite burg, po si u lirua nga burgu?
Baçe: I vjen tim eti shoku i tij, i thotë bëhu kryeministër se caktohet nga Hitleri, pra ishte përfaqësuesi i Hitlerit. Im atë del partizan që të mos bëhet kryeministër nazist.
Borakaj: Ju ka treguar ndonjëherë pse nuk donte të bëhej kryeministër nazist?
Baçe: Po, pak a shumë ai e dinte që është një diktaturë dhe nuk e donte. Ka qenë bashkë me Omer Nishanin, dhe bashkë dolën, bashkë me një shok tjetër të Omerit.
Borakaj: Ishte bërë pishman në ndonjë moment babai për rrugën që zgjodhi?
Baçe: Mbaron lufta i thonë të bëhet ministër, të bëhet anëtar partie dhe nuk pranoi të bëhet. Di vetëm këtë gjë që kur u ktheva nga studimet më tha pse u ktheve.





