E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Babai rreh barbarisht vajzën 17 vjeçe, tre të arrestuar për dhunë në familje

Tre persona janë arrestuar orët e fundit nga policia pasi akuzohen se kanë dhunuar të familjerë të tyre.

Rasti më I rëndë është regjistruar në Tiranë.

Eefektivet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe.

Vajzës minorene iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Reklamë

 Ndërkohë po për vepren penale”Dhunë në familje”, policia e Fierit arrestoi shtetasin A. Th., 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Për motive të dobëta, në banesë, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases A. Th., 39 vjeçe.

Në Kucovë ndërkohë u prangos një 63 vjecar me inicialet S.K., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë