E diel, 29 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:50 Në vijim ora 01:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Babai më përdhunoi, futeni në burg”, 23-vjeçarja bën denoncimin në polici edhe për nënën: Çfarë ka ndodhur me mua dhe motrën

Një 23-vjeçare në Kretë të Greqisë ka denoncuar babain e saj në polici, duke e akuzuar për përdhunim.

E reja, e cila sipas mediave greke është me aftësi të kufizuara, ka deklaruar se i ati ka abuzuar me të dhe motrën e saj. “Babai im më përdhunoi shumë herë. Futeni në burg “, tha 23-vjeçarja.

Vajzat kanë denoncuar jo vetëm babain e tyre, por edhe nënën. Çifti i bashkëshortëve akuzohen për abuzim dhe përdhunim.

Pas referimit të rastit, policia ka arrestuara babain e vajzave, 54-vjeç. Mediat greke bëjnë me dije se priten rezultatet e testit të ADN-së, të cilat konsiderohen vendimtare për zhvillimin e çështjes.

Reklamë

Vëllai i vajzave të mitura, i cili ka marrë përsipër kujdesin e dy motrave pas zbulimit të rastit dhe zhvillimeve të fundit, duke folur për mediat greke, sqaroi se motrat e tij janë me të me vullnetin e tyre të lirë .

Dy motrat kanë dëshmuar para psikologëve, ndërsa çështja ka kaluar në gjykatë për hetim të mëtejshëm./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë