Subscribe

Mëngjesin e sotëm në “7pa5” është folur për traumat e fëmijërisë. Moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova kanë lexuar për psikologen Gejsi Ndoja mesazhe nga njerëz që kanë kaluar trauma të caktuara, teksa ajo ka dhënë shpjegimet e saj.

Një nga rastet ishte një mesazh nga dikush që ishte dhunuar nga babai me rripin e pantallonave në moshën 11-vjeçare. E njëjta dhunë ishte ushtruar edhe ndaj së motrës.

“Kjo po që është një traumë dhe ky babai ka ndikuar shumë në zhvillimin e tyre, në personalitetin, temperamentin. Kemi dy ekstreme, ose një njeri që lufton, përpiqet, ka arritjet e tij, ose një njeri introvert që mbyllet në guaskën e tij dhe nuk arrin të krijojë diçka ndryshe për jetën e tij. Kemi prindër të papërgjegjshëm që përdorin dhunën ndaj fëmijëve. Janë episode që i shoqërojnë njerëzit gjithë jetën. Nëse këto trauma e shqetësojnë do ishte mirë të konsultohej me një psikologe”, tha psikologia. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *