Mentor Qesolli babai i vajzës 13 vjecare që u përdhunuar nga Blerim Bizgjoni në Pogradec,tregon se me familjen e 46 vjecarit, autor i vepres së tmerrshme kriminale, kanë një njohje familjare prej gati 1 viti e gjysmë.

Ai shtin se kanë patur hyrje-dalje familjare me familjen Bizgjoni,ndërkohe që vajzat e të dyja familjeve ishin shoqe të ngushta.

Gjatë kësaj kohe vajza e tij kalonte netët në familjen e autorit të dyshuar për marrëdhenie seksuale.

Babai i vajzës thotë gjithashtu se Blerimi ka qënë i interesuar për të fejuar vajzën e tij.

Familja Qesolli jeton në kushte të veshtira ekonomike,ndërsa babai i vajzës thotë se jetojnë me 50 mije lek të vjetra në muaj.

Blerim Bizgjoni u arrestua këtë të shtunë pas denoncimit që kishte bërë në polici vajza e mitur për përdhunim sistematik prej 2 muajsh dhe dhune gjithashtu fizike ne fshatin Verdove te njesise Bucimas ne Pogradec.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *