E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Drithëron babai i Klodianit, direkt për “Spotlight”: Ajo që më ra mua, mos i raftë askujt!

Përmes një lidhjeje direkte për Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha është shprehur se ajo çka pret tani është të jepet drejtësia dhe fajtori të marrë atë çka meriton. Ai thotë se nuk i shërben politikës, por familjes së tij.

“Kërkojmë që shteti të bëjë detyrën që i takon. Jemi popull, kërkojmë drejtësi, kërkojmë atë që është për çdo njeri, për çdo qytetar, për çdo shqiptar, të rinj e të moshuar. Kërkojmë atë që secili të gëzojë të drejtën dhe shpresën tek shteti, ligji, rregulli. Tek ajo që është e mira për të gjithë, që t’i shërbejë qoftë fëmijës, qoftë të rriturit.

Reklamë

Të kemi shpresë, të kemi të ardhme, që rinia të shkëlqejë, që rinia të ecë përpara, që ta shohë jetën e lumtur, të gëzojë një ditë të re, të mendojë që vendi është ky, duhet ta ndërtojmë, ta ngrejmë, ta rrisim, ta mbështesim të gjithë.

Si puna e djalit tim jeni dhe ju të gjithë, të gjithë mendoni si puna ime. Kush është prind e di pak më mirë.

Reklamë

Unë s’i shërbej asnjëlloj politike, i shërbej familjes time. Vlerësojeni, gjykojeni, shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësinë. Fajtori të shkojë tek vendi që e meriton edhe ne të kemi një fije shpresë, një fije mbështetje dhe të mendojmë që kemi të ardhme për këtë vend, që të rrisim fëmijët pa frikë, pa ndrojtje, pa asnjë lloj mundësie që të ketë frikë fëmija të dalë tek rruga dhe të kthehet nga rruga e të vijë në këtë gjendje që erdhi i imi.

Alban Dudushi: A janë kontaktuar familjarët nga autoritetet e Policisë, Ministrisë?

Unë asnjëlloj kontakti s’kam pas, vetëm ca më kanë thënë të tjerët, se unë s’kam ndjekur, unë kam patur varrimin. Unë s’jam marrë me versionet e njëri-tjetrit.

Një përgënjeshtrim, diçka që më rëndon dyfishin. Më ka dalë një Bora Rasha, kur goca ime është me të zeza, Marjeta, jo Bora. Më ka dalë një Bora, se ça ishte duke thënë jam motra e Klodianit. Këto prapaskenat e këto inskenimet..mos më rëndoni më tepër, se kam peshën e barrës që s’ka nevojë të më rëndoni më tepër.

Familja e autorit, policit, ka kontaktuar? Ka kërkuar falje?

As nuk e di, as nuk e njoh, nuk e di kush është, as nuk kam asnjë lloj haberi. Ai e di vetë, shteti e di vetë, drejtësia të bëjë punën e vet. Mos më lodhni më tepër, se nuk mundem me ju dhënë asnjë lloj përgjigje më tepër. Më besoni si prind, si familjar, ai që është babë e di, kështu si puna ime mos i ndodhtë askujt…”

Më shumë video

Reklamë