E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Babai godet djalin me thikë, i riu në gjëndje kritike tek “Trauma”

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, ku babai plagosi me thikë djalin e tij.

 

Shkak u bë një konflikt i nisur në banesë mes 66-vjeçarit, Ramo Sheroku dhe të birit 32-vjeçar.

 

Reklamë

Pasi debatuan fillimisht me fjalë, i moshuari e qëlloi djalin disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

 

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 66-vjeçari u arrestua nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë