Edmond Gjoci është 39-vjeçari shqiptar, i cili u përplas nga makina ditën e djeshme në Itali dhe humbi jetën.
39-vjeçari shqiptar jetonte në Umbria, në Tuoro sul Trasimeno dhe punonte si kopshtar.
Lexo edhe :
Mëngjesin e djeshëm ishte duke pritur në anë të rrugës mikun e tij me makinë për të shkuar në punë, kur u përplas nga një mjet i cili drejtohej nga një 19-vjeçar.
I riu, i cili ishte nisur për në shkollë, humbi kontrollin e makinës dhe përplasi Edmondin. 39-vjeçari shqiptar, baba i një vajze të vogël, humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Shoferi, iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës, por rezultatet nuk janë bërë ende publike. Vijojnë hetimet për rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv






