E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Azilkërkuesit, policia shton masat  

Masat shtesë të marra nga policia kanë sjelle një rënie të numrit te qytetareve që synojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit. Dy javët e para të muajit shkurt, janë kthyer  mbrapsht 63 persona të cilët nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.  Ndërsa ne hyrje janë bllokuar 6 shtetas të huaj, të cilët nuk kanë dhënë shkaqe bindëse te ardhjes në vendin tonë. Ndërkohë është nisur procedimi penal për  10 raste, ku për katër prej tyre janë kryer edhe arreste në flagrancë. Gjithashtu policia ka proceduar penalisht 15 udhëtare për “kalim të paligjshëm të kufirit.” Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, policia kufitare e Rinasit  ka evidentuar  2 raste të braktisjes së fëmijëve të mitur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë