Subscribe

Në një situatë të vështirë politike, në Tiranë mbërrin pasditen e kësaj të premte Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, njëherësh Përfaqësuese për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini.

 

Axhenda e Mogherinit ka pësuar një sërë ndryshimesh gjatë ditëve të fundit. Takimi me kreun e Kuvendit është vendosur përfundimisht pasditen e së enjtes. Lëvizje ka pasur edhe për të futur në axhendë liderin e opozitës Lulzim Basha, pasi fillimisht nuk ka qenë parashikuar një takim me të. Vetëm paraditen e kësaj të premteje, është njoftuar nga Delegacioni i BE-së se Basha është ftuar të jetë pjesë e takimit me partitë parlamentare, por ende gjithçka mbetet e hapur, pasi ende ka përpjekje për një takim te veçante mes Bashës e Mogherinit.

 

Gjatë vizitës disaorëshe, zyrtarja e lartë do takohet me  krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.

 

Sipas axhendës së publikuar nga Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Mogherni do nisë takimet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Për të vijuar më pas me takimin me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Axhenda përcakton se Zv/Presidentja e KE-së do ketë një takim me studentë të Universitetit të Tiranës, në shoqërinë e ministrit Bushati. Rreth orës 18:45, Ferderica Mogherini do të pritet në takim nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. Më pas ajo do takohet edhe me drejtues dhe përfaqësues të partive parlamentare. Vizita e zyrtares së lartë të BE-së do të kulmojë me një takim me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit kokë më kokë, axhenda parashikon një deklaratë për mediat të kreut të qeverisë dhe Zëvendëspresidentes së Komisionit Europian.

 

Federica Mogherini rikthehet në Shqipëri pas një viti dhe nga kjo vizitë priten mesazhe të rëndësishme drejtuar klasës politike shqiptare, sidomos për zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *