Avokati Arben Lena ka shpjeguar nga ana juridike arsyen e terheqjes se Myrteza Caushit, i njohur me emrin Zani Caushi nga kerkesa e tij, ne seancen gjyqesore te dites se sotme.

Sipas avokatit, gjate zhvillimit te procedimit gjyqesor, eshte konstatuar nje gabim ne perllogaritjen e viteve te kryerjes se denimit. Ky gabim konsiston ne mosllogaritjen e kohes se paraburgimit, qe ka kryer klienti i tij. Gjithashtu avokati Lera, ka shpjeguar se kerkesa e klientit te tij eshte e bazuar ne ligjin e kohes kur eshte gjykuar Zani Caushi, pavaresisht se ligji aktual ne fuqi nuk e parashikon dispoziten objekt  te kerkeses.

Ne doktrinen e se drejtes penale ekziston parimi i gjykimit te vepres penale sipas ligjit favorizues. Per sa me siper, pala mbrojtese e Zani Caushit, ben me dije se klienti i tij ka te drejten e paraqitjes se kerkeses se tij, per lirim me kusht, sapo te kete konkluduar ne perllogaritjen e sakte te viteve te kryerjes se denimit, e cila sipas tij e kalon afatin 25 vjet.

Ne perfundim, z. Lena u prononcua edhe mbi kerkesen e dyte ne shqyrtim te dites se sotme, e cila ka te beje me kundershtimin e nje mase disiplinore dhene nga autoriteti i burgut, per te cilen Zani Caushi, ngre pretendimin se eshte dhene ne menyre te padrejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *