E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Avokati Visha: Berisha është i humbur! Nuk ka asnjë provë për t’u paraqitur në gjyq

Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka vendosur të padisë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur ‘non-grata’, duke e konsideruar “të korruptuar”. Berisha tha se Blinken është një shpifës dhe se do të përballet me të në gjykatën e Parisit, duke e konsideruar një gjykatë neutrale.

 

Reklamë

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Saimir Visha u shpreh prerazi se në këtë betejë, ish-kryeministri Berisha është i humbur. Sipas avokatit, nuk mund të shkohet në një gjykatë pa një provë.

 

“Në momentin që ka zgjedhur për të vendosur dinjitetin e tij në një gjykatë ndërkombëtare, është i humbur përpara se të ngrihet një padi. Sepse në Konventën e Vjetës të vitit 196, ku kanë aderuar dhe SHBA-të dhe shumë shtete evropiane, mënyra e vendimmarrjes së një shteti, i cili disponon me vendim për mënyrën se simund të të shpallë ‘Non-grata’ që shqipërohet i padëshirueshëm, nuk të jep arsyet. Dhe nuk mund të shkosh në një gjykatë, për të zgjidhur ose për të kërkuar një të drejtë, pa një provë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë