Gjykata e Apelit ka shtyrë sot dhënien e vendimit përfundimtar për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla. Ky i fundit nuk ishte sot prezent në seancë gjyqësore, për shkak të gjendjes së tij shëndetsore jo të mirë.

 

Avokati i tij, Sokol Hazizaj ka dalë në një prononcim për mediat, ku sqaroi se Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhet në regjim spitalor.

 

“Vuan nga një sëmundje e rëndë, arsye se pse sot nuk erdhi në gjykim, është në regjim spitalor. Në Shqipëri është. Çfarë vendimi? Pret ë Gjykata e Apelit të reflektojë mbi gabimet e tmerrshme të Gjykatës së Shkallës së Parë, sa i përket mënyrës mospranuese refraktare ndaj provave tona dhe vazhdimit në themel të çështjes. Jemi para një rasti suis-generis, nuk pranohet deklarimi dhe konsiderohet si mosdeklarim.”- tha Hazizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *