Avokati Esmerald Xhafa largohet nga LSI. Nga Korça avokati për “Vizion Plus” ka treguar arsyet e këtij largimi. Esmerald Xhafa ishte Sekretar për Çështjet Ligjore në degën e LSI Korçë.

 

“Ka pasur nje përplasje midis meje dhe drejtuesve lokalë të LSI, gjithmonë u kam qëndruar parimeve dhe bërjes së opozitës duke mos sjellë përcarje ndërmjet të rinjëve dhe të vjetërve ndërmjet strukturave dhe për të qënë një parti funskionale. Atje ku nuk të dëgjohet zëri më mirë është të largohesh. Për mua nuk është ndonjë problem nëse jam larguar apo vazhdoj të qëndroj në LSI, por unë nuk mund të ndryshoj karakterin tim dhe kurrsesi nuk mund të qëndroj nëse në një forcë politike shkelen parimet të cilat kanë luftuar dhe është bërë opozitë deri më sot. Duke i qëndruar frymës së rinisë, po shkelet kontributi i atyre që kanë kontribuar që nga themelimi i LSI. Nëse LSI vazhdon me frymën e përcarjes do të ketë rrjedhje dhe rënie të numrit të votave.”

 

Largimi i tij vjen pas ikjes së Lefter Kokës, Nasip Naços e Gledion Rehovicës. Kurse dega e LSI në Gjeroven të Beratit u shkri pasi kryetari dhe 140 anëtarë ikën te PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *