Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë.

Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thuhet se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Sokol Hazizaj u shpreh se kjo sipas tij është një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj ish-kryeministrit Berisha. Ndër të tjera, Hazizaj shton se kjo çështje mundtë jetë edhe testi i parë i Reformës në Drejtësi.

 

“Ajo çka unë konstatoj është se kjo është një akuzë e vërtetë. Dhe kur ka arritur dhe sekretari i Shtetit Amerikan në këtë lloj formule, do të thotë që Porkuroria e Posaçme ka filluar punën. Pranë SPAK-ut ka filluar hetimi pasuror dhe për më tepër hetimi i veprimtarisë së paligjshme të ish-presidentit, ish-kryeministrit Berisha. Jam i bindur juridikisht ndaj këtij subjekti. Jo vetëm kaq, por unë mendoj që kjo lloj deklarate, në fund të fundit, mbart brenda edhe faktin e testimit të strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Testi i parë, më makro është ky subjekt”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *