E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Avokatët vendosin: Të hënë kthehemi në Gjykata, Këshilli i Ministrave të marrë në konsideratë propozimet tona

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka paralajmëruar Këshillin e Minstrave për bojkot pa afat nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

 

Pas bojkotit 4-ditor të seancave për shkak të miratimit të hartës së re gjyqsore, avokatët do të shkojnë në sallën e gjyqit nga e hëna.

 

Reklamë

Ky vendim u mor pas një mbledhjeje, e cila zgjati katër orë.

 

Greva e avokatëve filloi pas miratimit të hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Ministrave një javë më parë. Avokatët e konsiderojnë hartën në shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe mungesë të aksesit të qytetarëve në drejtësi.

 

Nga ana tjetër, KLGJ pohon se qytetarëve nuk do tu ndalohet e drejta e marrjes së shërbimeve në gjykatat ekzistuese.

Dokumenti i plotë: 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë