Subscribe

Avokatët janë të përçarë për bojkotin që lidhet me miratimin e hartës së re gjyqësore.

 

Në disa qytete ata kanë refuzuar të marrin pjesë në seanca, ndërsa në disa të tjera proceset kanë vijuar normalisht.

 

Dhoma e Avokatisë për qarkun e Lezhës bëhet e dyta, pas Vlorës, që paralajmëron edhe bojkotimin e masave të sigurisë.

 

ERION GJONI

AVOKAT, LEZHE

 

Ne kemi vendosur që të bojkotojmë edhe mbrojtjen në zhvillimin e masave të sigurimit për datat 21 dhe 22 qershor 2022.

 

Në Korçë, Dhoma e Avokatisë nuk do të lejojë anëtarët të shkojnë në gjykatë gjatë gjithë kësaj jave.

 

ARBEN LENA

KREU I DHOMES SE AVOKATISE, KORÇE

Dhoma e Avokatisë, Korçë vendosi në mënyrë unanime që të bojkotohen të gjitha seancat gjyqësore të kësaj jave. Dhoma e avokatisë vendosi që do të jetë prezente në masat e sigurisë, pasi në një shkallë të dytë mund të vendosim edhe për bojkotin e tyre. Nga qarku i Korçës largohen 4 gjykata, të cilat do ta lënë pothuajse në një hamulli të plotë juridike.

 

Po ashtu edhe avokatët e Shkodrës janë të vendosur të mos heqin dore nga bojkoti.

 

ANTON KOSTERI

KREU I DHOMES SE AVOKATISE, SHKODER

Dhoma e avokatisë, Shkodër njofton se bojkoti vazhdon. Në ditët në vijim përpara përfundimit të afatit të këtij bojkoti, të planifikuar deri ditën e premte në datë 24 qershor.

 

Braktisjes së seancave gjyqësore i janë bashkuara edhe Vlora, Gjirokastra dhe Kruja.

 

BILBIL MASKAJ

AVOKAT, VLORE

 

Të njëjtët gjyqtarë do të jenë dhe ata që janë nuk janë të mjaftueshëm për ta përballuar ngarkesën. As shpejtësinë nuk e zgjidh, por ama rëndon xhepat e qytetarëve.

 

TAHIR NOVI

AVOKAT, GJIROKASTER

 

Gjirokastra vendosi të vazhdojë bojkotin edhe këtë javë gjer ditën e premte nga dita e sotme, për shkak se nuk pati asnjë reagim nga organet e ekzekutivit në lidhje me ecurinë e mëtejshme.

 

Por në Elbasan dhe në Dibër proceset gjyqësore nuk janë bojkotuar.

 

DEMIR ÇIFTJA

KREU I DHOMES SE AVOKATISE, ELBASAN

Do të presim vendimet që do të dalin nga interpelanca Këshillit e Ministrave me Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

 

 

ISMAIL UKA – KREU I DHOMES SE AVOKATISE, DIBËR

Në datën e sotme kemi vendosur të vijohet pjesëmarrja e avokatëve në proceset gjyqësore.

 

Sakaq avokatët e Fierit, Durrësit dhe Beratit kanë vijuar normalisht punën duke marre pjese ne seanca.

 

AVOKATET TE PERCARE PER BOJKOTIN

 

DISA BRAKTISIN SEANCAT, TE TJERET VIJOJNE NORMALISHT PUNEN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *