Subscribe

Vendimi i dhomës kombëtare të avokatisë për bojkot pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore përfshirë edhe seancat e masave të sigurisë për 10 ditë ka përçarë avokatët.

 

I pari që u pozicionua kundër kësaj vendimmarrjeje ishte kreu i dhomës së avokatisë Fier, Ermal Hamatja.

 

Në një postim në facebook, ai shkruan se të gjithë avokatët e Fierit do të marrin pjesë në gjyqe pasi votimi, sipas tij, në Këshillin e Përgjithshëm të dhomës së avokatisë kishte shkelje.

 

ERMAL HAMATJA

KREU I DHOMES SE AVOKATISE FIER

 

Une s’mund te pranoj qe 100 familje avokatesh ne Fier te rrijne pa buke sepse ka halucinacione dikush ne Lezhe, Bulqize apo Gjirokaster dhe i duket vetja si Che Guevara; Harta gjyqesore ka nje mije probleme por ne fund te fundit ky shtet ka organe te votuara per te permiresuar ate.

 

Por nga ana tjetër dhoma e avokatisë në Vlorë e Korçë u pozicionua pro këtij vendimi. Ato paralajmëruan ndëshkime për të gjithë përfaqësuesit ligjor që do të paraqiten në gjyqe.

 

Edhe avokatët e Elbasanit dhe Beratit njoftuan bojkotin e të gjithë seancave me argumentin se harta e re rrit kostot për qytetarët. Ndërkohë kërkuan dhe rishikim të ligjit të avokatisë.

 

Harta e re gjyqësore shkrin një numër të madh të gjykatave të shkallës së parë, apelit dhe administrative. Kjo sipas KLGJ do të rrisë efikasitetin në sistemin gjyqësor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *