Subscribe

Avokatët penalistë kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore. Kreu i kësaj shoqate, Saimir Vishaj e cilëson të gabuar vendimin e komitetit drejtues së dhomës së avokatisë me argumentin se rruga e vetme për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore mbetet Gjykata Kushtetuese.

 

SAIMIR VISHAJ – KREU I SHOQATES SE AVOKATEVE PENALISTE

 

Që në momentet e para kur kemi rënë në dijeni me vendimin e komitetit drejtues të Dhomës së Avokatisë ne nuk kemi qenë dakord. Mendoj se greva nuk është mjeti për ta realizuar qëllimin. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet të drejtën e aksesit për t’u drejtuar Gjykatës Kushtetuese ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor. Ne me grevën nuk nënkuptojmë të jenë ditë pushimi. Ne do i përgjigjemi interesave të klientëve tanë që kanë paguar për të marrë shërbimin. Por mendoj që rruga që është zgjedhur për të bojkotuar seancat gjyqësore nuk është zgjidhje.

 

Avokatët, sipas Vishajt, nuk janë e vetmja palë që dëmtohen nga ky vendim i KLGJ. Për këtë arsye ai i kërkon Dhomës Kombëtare të Avokatisë që të mos bëjë presione me heqje licence ndaj avokatëve që marrin pjesë në seanca, por të bashkëpunoje me palët e tjera që preken nga ky vendim.

 

Dhoma nuk është private. Avokatet duhet te respektojnë instancat, por nuk mund te besh një presion që unë do të heq licencën.  Dhoma duhet të hyjë në bashkëpunim dhe me shoqatat e prokurorëve dhe me unionin e gjyqtarëve për të qenë palë. Sepse harta nuk cenon vetëm interesat e avokatit. Në proces janë gjyqtarët e prokurorët e rretheve, duhet të bëhemi palë me ta për ta goditur këtë vendim.

 

Por teksa penalistët kanë marrë pjesë në seanca, në rrethe avokatët kanë vijuar protestën. Vetëm në Gjykatën e Korçës u anuluan këtë të mërkurë 70 seanca.

 

Sipas avokates Evis Miço mospjesëmarrja në seanca është e vetmja mundësi që KLGJ të tërhiqet.

 

EVIS MIÇO

AVOKATE

 

Nuk eshte ky momenti ti drejtohemi gjykates Kushtetuese. Sepse ende nuk kemi nje akt normativ qe eshte miratuar, propozimi i KLGJ. KLGJ ka marre nje vendimmarrje per numrin e gjykatave. Kjo do miratohet me vendim te këshillit te ministrave ne dijenine tone. Dhe ne momentin qe do miratohet me vendim te keshillit te ministrave, dihet rruga ligjore e goditjes se keshillit te ministrave. Nje akt normativ qe cenon interesin publik.

 

Nëse këshilli i lartë gjyqësor nuk merr një vendim brenda datës 17 qershor, avokatët nuk përjashtojnë as bojkotin e masave të sigurisë.

 

 

TITRA

AVOKATET PENALISTE: JO BOJKOTIT

 

VISHAJ KUNDER GREVES: DHOMA T’I DREJTOHET GJYKATES KUSHTETUESE  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *