Fjalimi i ish presidentit amerikan Donald trump para trazirave në Kapitol me 6 janar,  ishte nje “retorikë e zakonshme politike”.

Avokatët mbrojtes përmbyllën argumentat  e tyre ne gjyq duke nënvizuar se fjalimi i ish presidentit, ku i kërkoi mbështetësve të tij të “luftonin fort”,  është mbrojtur nga liria e fjalës e bazuar tek Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane.

Ata e cilësuan gjyqin ndaj trumpit si një “gjueti shtrigash” i frymëzuar nga Demokratët, ben te ditur Vizion Plus.

 

MICHAEL VAN DER VEEN

AVOKATI I TRUMP

 

“Kjo është retorikë e zakonshme politike që praktikisht nuk dallohet nga gjuha që është përdorur nga njerëzit në të gjithë spektrin politik për qindra vjet. Akuza para Senatit është një akt hakmarrjeje politike të padrejtë dhe haptazi antikushtetuese.Si çdo gjueti shtrigash e motivuar politikisht nga e majta, e cila është angazhuar gjatë katër viteve të fundit, ky proces është plotësisht i ndarë nga faktet, provat dhe interesat e popullit amerikan”

 

 

Avokatët e ish-Presidentit publikuan një video që shfaqte zyrtarë të lartë demokratë, përfshirë Nënpresidenten Kamala Harris dhe drejtuesin e demokratëve në Senat, Chuck Schumer, duke përdorur fjalën “luftë” pa asnjë kontekst.

 

“Gjyqi është kulturë kushtetuese e anulimit. Historia do ta regjistrojë këtë përpjekje të turpshme si një përpjekje të qëllimshme të Partisë Demokratike për të shpifur, censuruar dhe anuluar, jo vetëm Presidentin Trump, por 75 milion Amerikanët që votuan për të”.

 

Deri më tani vetëm disa republikanë jane te gatshem për ta dënuar Trump, por që fajësimi të realizohet demokratëve do tu duhen 17 vota në senat. Të majtët synojnë që përmes këtij procesi t’i ndalojnë donald trump kandidimin në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *