Është zhvilluar sot seanca e katert ndaj ish-krerëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Avokatët mbrojtes shprehën shqetësimin e tyre mbi  ecurinë e hetimeve, pasi ato po vështirësohen për dy arsye: nga pandemia, si dhe nga mungesa e informacioneve të dhëna nga prokuroria.

 

Ndersa organi i akuzes njoftoi se materialet do të dorëzohen në javën e dytë të shtatorit të këtij viti.

 

Por pala mbrojtese, thote Vizion Plus, reagoi duke thene se keto vonesa janë të qellimshme.

 

Ish kreret e UCK-se  gjenden në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *