Ashtu siç ishte paralajmëruar avokatët në rrethe bojkotuan seancat gjyqësore këtë të martë.

 

Ata kundërshtuan hartën e re gjyqësore, me argumentin se do të rrisë kostot tek qytetarët. Dhoma e Avokatisë në Korçë i bëri thirrje KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë që të rishikojë vendimin, pasi sistemi i drejtësisë rrezikohet të futet në ngërç.

 

ARBEN LENA – KREU I DHOMES SE AVOKATISE KORÇE

“Jemi para Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë për të konfirmuar vendimin tonë derisa ekzekutivi të gjejë një zgjidhje të përshtatshme, e cila duhet të jetë jo zgjidhje për interesat e avokatëve, por të gjithë popullit.”

 

 

Protestës katër ditore iu bashkuan edhe avokatët Durrësit. Ata njoftuan mospjesëmarrjen e tyre në seancat e planifikuara.

 

 

LORVAL PETANI – KRYETAR I DHOMES SE AVOKATISE DURRES

“Si KLGJ ashtu dhe Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë asnjë sugjerim të bërë nga ne. Miratuan hartën e tyre gjyqësore. “

 

 

SHQIPONJA META – AVOKATE

“E kemi provuar me një gjykatë apeli dhe nuk ka funksionuar. “

 

Vetëm këtë të martë në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës ishin planifikuar 81 seanca civile dhe penale, të cilat u shtynë.

 

 

Seancat gjyqësore u bojkotuan edhe në Gjirokastër, Fier, Berat, Lushnje, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë. Këtë të martë janë zhvilluar vetëm masat e sigurisë.

 

 

Ndërkohë pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë kanë theksuar se reduktimi i numrit të gjykatave pritet të rrisë efikasitetin në sistemin e drejtësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *