Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron taksat e qytetarëve me fluturimet e tij me avion privat.

 

Sipas Bashës, janë 52 milionë euro që shpenzohen nga qeveria për udhëtime luksi.

 

Lideri demokrat shkruan se ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm.

 

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *