Prokuroret e Krimeve te Renda kane marre ne pyetje deri ne orët e vona te natës pilotin Italian, avioni i te cilit u rrezua mëngjesin e se enjtes ne zonën e Ishmit. Guido Guidi pasi ka dhëne deklarimet përpara organit te akuzës është izoluar në një hotel ne periferi te kryeqytet dhe i është hequr e drejta të kontaktojë me oficere të Policisë Gjyqësore dhe po ashtu edhe drejtues të lartë të Policisë se Shtetit nga frika se mos këta të fundit mund të dekonspirojnë pistat e hetimit. Kjo ka ndodhur per shkak te mungesës se besimit mes Prokurorisë dhe policisë. 69-vjecarit i është sekuestruar pasaporta dhe do te përballët me dy akuza, shkelje e rregullave te fluturimit dhe kalim i paligjshëm i kufirit. Ndërkohë burime te Prokurorisë i kane thëne Vizion Plus se, nje përfaqësues i Ambasadës Italiane ka kërkuar takim me kreun e Prokurorisë se Krimeve te Renda. Guido Guidi ka dhëne deklarime kontradiktore çka u ka forcuar dyshimet e eksperteve se ai do te transportonte nje ngarkese droge drejt vendit fqinj. Me herët italiani kishte theksuar se ishte ulur rastësisht ne zonën e Ishmit, pas defektit ne avion, por Prokuroria e Krimeve te Renda pretendon se ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Ende 69-vjeçari nuk e ka fituar statusin e bashkëpunëtorit, por thjesht do të mbahet në mbikëqyrje deri në përfundim të hetimeve. Nga frika e dekonspirimit, prokurori i çështjes Përparim Kulluri ka urdhëruar verifikimin e celulareve të zinxhirit komandues në policinë e Durrësit. Avioni i tipit “piper” beri ulje te detyruar ne bregdetin e Ishmit mëngjesin e se enjtes. Ne vendin e ngjarjes u konstatua nje piste e përshtatur per te cilën banoret thane se ishte hapur pak dite me pare dhe se do te përdorej per hipizëm. Avioni kishte hyre ilegalisht ne ne hapësirën shqiptare dhe nuk e kishte njoftuar Alb Kontrollin per uljen e detyruar.
Avioni në Ishëm, piloti jep dëshmi kontradiktore
Subscribe





