E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Avioni në Bangladesh rrëzohet mbi një shkollë, raportohet për viktima dhe dhjetëra të plagosur (PAMJE)

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua në një kompleks shkollor në Dakën veriore të hënën, duke vrarë të paktën 19 persona, përfshirë pilotin.

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur sipas zyrtarëve dhe mediave lokale.

Avioni F-7 BGI i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua në kompleksin e Shkollës dhe Kolegjit Milestone në zonën Uttara të Dakës, ku nxënësit po jepnin provime ose po ndiqnin mësimet e tyre të rregullta.

The Daily Star, raportoi se më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat lokale raportuan se shumica e të plagosurve ishin studentë dhe u dërguan në spitale të ndryshme për ndihmë, përfshirë një spital ushtarak.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje rreth identitetit të viktimave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë